Rrugëtimit të gjatë dhe plot të papritura në “Big Brother VIP Kosova” po i vjen fundi
Prime-n e djeshëm është kompletuar tabloja e shumëpritur e këtij sezoni, duke zbuluar emrat e banorëve që ia dolën të mbijetojnë deri në fund të kësaj aventure.
Pesëshja që ka prekur finalen dhe do të garojë për çmimin e madh përbëhet nga: Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta.
Me zyrtarizimin e finalistëve, është shpallur zyrtarisht i hapur edhe televotimi më i rëndësishëm i edicionit.
Tashmë fati i banorëve është plotësisht në duart e publikut, i cili përmes votave do të vulosë se cili prej tyre e meriton kurorën e fituesit.
Beteja e fundit dhe shpallja e fituesit të madh do të kulmojë në mbrëmjen spektakolare që do të mbahet më 27 shkurt.

