Friday, February 20, 2026
HomeALBBaton Haxhiu “zbërthen” fjalën e Ramës në mes të Amerikës: U tregua...

Baton Haxhiu “zbërthen” fjalën e Ramës në mes të Amerikës: U tregua kryeministër me bole…

Analisti Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion” për prezencën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes dhe për deklaratat që ai bëri për UÇK në prani të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Sipas Haxhiut u shpreh se Rama dëshmoi sot se politika nuk kërkon vetëm guxim, por bo*e. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon bo*e. Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim. Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz. Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments