Friday, February 20, 2026
HomeALBTë shtëna me armë zjarri te Delijorgji, i plagosuri niset me urgjencë...

Të shtëna me armë zjarri te Delijorgji, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve, te “Delijorgji” në Tiranë.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka marrë plagë në bark dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi autorin ose motivet që qëndrojnë pas ngjarjes. Hetimet janë duke vijuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments