Friday, February 20, 2026
HomeALB“I fshehur në tokë pranë shtëpisë së tij: Banori 49-vjeçar shpallet në...

“I fshehur në tokë pranë shtëpisë së tij: Banori 49-vjeçar shpallet në kërkim pas zbulimit të armëve dhe lëndëve plasëse”

Një arsenal i madh armësh dhe municioni është zbuluar nga policia në një tokë pranë një banese në fshatin Zall, Fushë-Krujë, gjatë një operacioni të zhvilluar ditët e fundit. Sipas pamjeve të shpërndara nga policia, vendndodhjen e armëve e ka zbuluar qeni i specializuar i forcave të rendit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se sendet i përkasin pronarit të banesës pranë vendit ku u gjetën, shtetasit Y. Z., 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Në total, policia sekuestruan:

24 kallëpë tritoli, 11 granata dore dhe lëndë plasëse gati për shpërthim 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4 dhe 11 kallëpë dinamiti 27 djegore 3 armë zjarri me krehra dhe pjesë armësh 2 silenciatorë dhe 9,000 fishekë të ndryshëm 6 kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa Uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit të shpallur në kërkim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments