Friday, February 20, 2026
HomeALBNgjarje e rëndë në kryeqytet! Djalë humb jetën në mënyrë tragjike në Tiranë...

Ngjarje e rëndë në kryeqytet! Djalë humb jetën në mënyrë tragjike në Tiranë – zbardhen detaje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në kryeqytet. Një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga Ura e Babrrroit, në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë nga lartësia e urës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Deri në këto momente nuk janë bërë publike të dhëna mbi identitetin, moshën apo rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave.

Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për më shumë informacion lidhur me këtë ngjarje që ka tronditur zonën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments