Friday, February 20, 2026
HomeALBTragjike në Tiranë, i riu hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron...

Tragjike në Tiranë, i riu hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar dhe ai është shtetasi me iniciale D. K, rreth 42 vjeç.

42-vjeçari, sipas policisë është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments