Friday, February 20, 2026
HomeALB“Sali Berisha Zbulohet i Fundi: Çfarë do ndodhë REALISHT në Protestën e...

“Sali Berisha Zbulohet i Fundi: Çfarë do ndodhë REALISHT në Protestën e PD-sot?

Gazetarja thekson se mbetet mister nëse protestuesit do të mbajnë një qëndresë apo jo, një gjë që pritet të zbulohet nga vetë kreu i PD, Sali Berisha, i cili do të jetë folësi i fundit në këtë protestë.

“Protesta e katërt kombëtare do të zhvillohet para Kryeministrisë, kundër qeverisë. Diskutimet mbi rezistencën e mundshme të protestuesve dhe zyrtarëve të PD mbeten të hapura. Kryedemokrati Berisha nuk ka dhënë detaje deri tani,” shpjegon Shehu.

Nga ana organizative, skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme: një podium me sloganin e përdorur edhe herën e kaluar, ku do të flasin të gjithë anëtarët e zgjedhur, ndërsa fjalimi do të mbyllet nga Sali Berisha.

Siguria dhe qarkullimi:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar që nga orët e para të mëngjesit. Tre hyrjet kryesore të godinës së qeverisë janë fortifikuar. Midis bulevardit dhe godinës pritet të vendoset një gardh metalik me kordon policor.

Edhe ardhja e deputetëve të PD dhe e vetë Berishës do të jetë sipas ritualit të zakonshëm, duke u nisur në këmbë nga bulevardi. Ndryshe nga herët e tjera, protesta këtë herë fillon në orën 18:00, një orë më vonë se zakonisht.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments