Friday, February 20, 2026
HomeALBAnulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

Big Brother VIP Albania” ka marrë një vendim të papritur duke njoftuar anulimin e televotimit aktual pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë, Kristi Lamaj.

Njoftimi u dha përmes një Zarfi të Zi, i cili mbërriti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm. Mes një atmosfere të tensionuar, zarfi u lexua nga banorja Brikena, duke komunikuar vendimin zyrtar të “Vëllait të Madh”.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”, thuhej në mesazhin zyrtar.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, pasi përjashtimi i Kristit vjen pas një sërë situatash të diskutueshme që kanë shoqëruar qëndrimin e tij në reality show.

Kujtojmë se vetëm javën e kaluar, Kristi kishte lënë shtëpinë duke kaluar murin rrethues, një veprim që solli largimin e tij të përkohshëm nga gara. Megjithatë, në atë moment publiku vendosi t’i jepte një tjetër mundësi, duke e rikthyer në shtëpi dhe në konkurrim.

Pavarësisht kësaj shanse të dytë, produksioni ka vendosur përjashtimin përfundimtar të tij, duke i dhënë fund rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania” dhe duke anuluar njëkohësisht televotimin që ishte në proces.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments