Thursday, February 19, 2026
HomeALB“Po fsheh provat, apo ke frikë se je dhe vetë brenda?!”/ Plas...

“Po fsheh provat, apo ke frikë se je dhe vetë brenda?!”/ Plas SHERRI mes prokurorit dhe avokates së Altin Ndocit që u arratis nga spitali i Durrësit

Debate me tone të larta shoqëruan seancën e radhës në gjyqin e dosjes “Plumbi i Artë”, ku u përplasën ashpër prokurori i SPAK, Behar Dibra, dhe avokatja e të pandehurit Altin Ndoci, Elda Zotaj. Altin Ndoci, i cili është nën akuzë dhe rezulton i arratisur që prej muajit janar, përfaqësohet në proces nga mbrojtja ligjore.

Përplasja nisi pas pretendimeve të mbrojtjes se organi i akuzës ka fshehur prova që lidhen me çështjen. Prokurori Behar Dibra i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar në sallë: “Kërkesa dhe deklarata që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë. Nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim.”. Por avokatja Elda Zotaj reagoi ashpër, duke këmbëngulur se provat nuk janë vënë në dispozicion të plotë të mbrojtjes.

“Po e keni fshehur. Pse nuk i sillni provat? Apo ke frikë se je brenda? Po s’ke gjë për të fshehur, sill provat!”, u shpreh ajo gjatë debatit në sallë. Tensioni mes palëve detyroi trupin gjykues të ndërhyjë për të rikthyer qetësinë dhe për të vijuar procedurën.

Pas debateve, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë procesin për në datën 3 mars, kur pritet të vijojë shqyrtimi i provave dhe kërkesave të palëve. Çështja “Plumbi i Artë” mbetet një nga proceset më të ndjekura penale, për shkak të akuzave të rënda dhe numrit të madh të të pandehurve të përfshirë në dosje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments