
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para oborrit të Kuvendit është pyetur lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër, të premten më 20 shkurt. Berisha u pyet lidhur me skenarët e protestës dhe nëse do të qëndroje në shesh.
Ai nuk dha detaje pasi sipas tij skenari i protestës është misteri më i madhe. Kryedemokrati ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
“Edi Rama merr të gjitha fuqitë. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën . Ligji është një mburojë për Edi Ramën për organizatën që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar dhe duke qëndruar mbi ligjin.
Sot e tutje shqiptarët do të vidhen çdo ditë nga një grup që sillet ndaj tyre pa mëshirë. Do keni mburojë ligjin. Këta po përdorin pushtetin sit ë ishin pushtuesit më të rregullt të shqiptarët. Ftoj shqiptarët të thonë fjalët e tyre me guxim epik nesër në orën 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Vetëm vendosmëria e qytetarëve do të vendosë këtë organizatë kriminale para ligjit. Do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta. Kur janë me të huajt këta e qepin gojën dhe nuk thonë asnjë fjalë”, tha Berisha.
