Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë zbutur, por duket se kanë dalë sërish jashtë kontrollit. Një incident i ri ka tronditur shtëpinë, duke rikthyer debatet për respektimin e rregullave.
Gjithçka ndodhi teksa Rogerti po përgatiste kafe. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihet momenti kur Selina i afrohet dhe ndërhyn fizikisht, duke e goditur në duar ndërsa ai mbante dorezën e makinës së kafesë.
Veprimi ka shkaktuar reagime të shumta online, ku flitet për masa të rrepta disiplinore dhe madje për mundësinë e një “Zarfi të Zi”, duke qenë se përplasjet fizike janë të ndaluara rreptësisht në format.
Tashmë, të gjithë sytë janë drejt produksionit dhe vendimit që pritet të merret.
