Thursday, February 19, 2026
HomeALBArrestohet në Romë “koka” e trafi*ut të kokain*s– Vëllai i deputetes...

Arrestohet në Romë “koka” e trafi*ut të kokain*s– Vëllai i deputetes në qendër të një mega-hetimi ndërkombëtar!

Arrestimi i Markelian Hotit në Itali ka rikthyer vëmendjen e opinionit publik në një hetim të gjerë ndërkombëtar që ka nisur në Belgjikë dhe është shtrirë në disa vende të Europës. 27-vjeçari shqiptar u ndalua në Romë, ku prej muajsh qëndronte në një apartament me qira, duke shmangur vëmendjen e autoriteteve.

Sipas burimeve zyrtare belge, ai dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Madje, hetuesit e kanë cilësuar si një nga figurat kyçe të këtij rrjeti.

Operacioni për kapjen e tij u realizua nga policia italiane në kryeqytetin italian, pas gjurmimit të lëvizjeve të tij. Mediat raportojnë se ai kishte arritur të jetonte pa u regjistruar në sistemin elektronik të njoftimit të strukturave akomoduese, duke shmangur kështu kontrollin e zakonshëm policor.

Pas konfirmimit të identitetit, i riu u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave për ekstradim drejt Belgjikës.

Ngjarja ka marrë vëmendje të veçantë edhe në Shqipëri për shkak të lidhjes familjare me deputeten e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e cila deri më tani nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me arrestimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments