Thursday, February 19, 2026
HomeALBBledi Mane “shpërthen” ndaj Blendi Fevziut: “Je bërë i neveritshëm!”

Bledi Mane “shpërthen” ndaj Blendi Fevziut: “Je bërë i neveritshëm!”

Dje u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pushtuar një tjetër hapësirë publike që u takon dhjetëra e dhjetëra vajzave e djemve të zotë e punëtorë si gazetarë sportivë. E vetmja lidhje e Fevziut me futbollin është kur iu fut Kombëtares në dhomat e zhveshjes dhe djemtë ishin pa brekë dhe po bënin dush.

Ky tipi pra që shikoni në krahun e majtë të fotos ka qysh nga viti 1995, kur e rrahu Fahri Balliu me shikasit e Gazidedes, që nuk lë vend pa futur hundët. E ka nisur me gazetat ditore, radiot, televizionet publike e private, duke vazhduar me sekserizmat me ministrat, ekspertë qeverish, zaptues hapësirash pronësore të vjedhura me letra fallco, gjasme si trashëgimtar toptanas, kudogjendur në Facebook, Instagram, TikTok dhe dje zaptoi edhe Federatën e Futbollit.

Rutina vrastare e këtij mysybeti, përzier me mediokritetin e profesionit dhe egon e një katundari myzeqeje që bullizohej kur mbërriti në kryeqytet nëpër rrugicat e Shkollës së Kuqe, një arsye më shumë për ta neveritur e për t’i treguar vendin duke e injoruar. Por faji nuk i përket totalisht Fevziut, fajin e ka edhe Duka që me Fevziun në krah i duket vetja më i bukur.

Në fakt, më bukur do dukej Federata me Ilda Bejlerin, Endi Tufën, Glent Nallbanin e të tjerë gazetarë sportivë me këmbë në tokë e pa mëkate…

Një arsye më shumë pse njerëzit braktisin këtë vend; gjeneratat e reja ikin nga sytë këmbët se nuk të lë radhë Duka, Rama, Saliu dhe Fevziu!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments