Friday, February 20, 2026
HomeALB“Çfarë po ndodh në BBVA? Banorët flasin për kthimin e dhuratave të...

“Çfarë po ndodh në BBVA? Banorët flasin për kthimin e dhuratave të Luanës!”

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjet ka ndezur debat, pasi disa nga banorët e Big Brother VIP Albania u dëgjuan duke diskutuar për kthimin e disa dhuratave të marra nga brandi i moderatores Luana Vjollca.

Në bisedën mes banorëve, u la të kuptohej se veshjet mund të dorëzoheshin mbrapsht. Madje, një prej tyre u shpreh me ironi: “Ua sa turp për një bluzë… pak se po i bëni reklamë falas”, çka shtoi edhe më shumë aludimet në rrjet.

Pas reagimeve të shumta online, ka ardhur edhe sqarimi zyrtar nga marka Lulu by Luana. Përmes një postimi në Instagram, brandi ka mohuar që dhuratat të jenë marrë mbrapsht.

“Update: Bluzat virale janë të sigurta. Po, janë ende në shtëpinë e BBVA,” – thuhet në reagim, duke qetësuar fansat dhe duke sqaruar situatën.

Sipas gjithçkaje, diskutimi i banorëve mund të ketë qenë thjesht një keqkuptim ose pjesë e procedurave të brendshme të produksionit për menaxhimin e garderobës, ndërsa dhuratat vijojnë të jenë në posedim të tyre brenda shtëpisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments