Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë para mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington, ku është ftuar nga presidenti Donald Trump.
Rama bëri të ditur se ftesa e bëri pjesëmarrjen një “moment krenarie për Shqipërinë”, duke theksuar se vendi ynë është një nga shtetet themeluese të Bordit. Ai shtoi se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Bordi i Paqes nuk do të jetë “një forum tjetër deklaratash”, por një mekanizëm i fokusuar në vendimmarrje dhe përgjegjësi konkrete në nivel global.
Nga ana tjetër, Trump njoftoi se më 19 shkurt do të zhvillohet takimi i parë zyrtar i Bordit që nga themelimi i tij në janar. Ai bëri me dije se shtetet anëtare kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës, ndërsa kanë angazhuar mijëra efektivë për një forcë ndërkombëtare stabilizimi dhe mbështetje të policisë lokale, për garantimin e sigurisë dhe paqes për banorët e zonës
