Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka intensifikuar hetimet ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzime me tenderat në Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, prokurorët kanë kërkuar të dhëna mbi pasurinë e Ballukut në disa banka të nivelit të dytë.
“Gjatë ditëve të fundit po kryhen hetime lidhur me pasurinë e Ballukut, dhe prokurorët kanë dërguar kërkesa tek institucionet përkatëse, si bankat e nivelit të dytë, kadastra dhe të tjera, për të marrë informacion mbi pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të,” tha Lala.
Ajo shtoi se, pas grumbullimit të të gjitha të dhënave, do të bëhet regjistrimi i procedimit penal lidhur me hetimin pasuror.
Hetimet pritet të sjellin zhvillime të mëtejshme në ditët e ardhshme.
