Besmir Dervishi është komanduar si nën-drejtor i Policisë së Tiranës, duke marrë vendin e Erion Ismailit, i cili u pezullua nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Dervishi ka një eksperiencë të gjerë në Policinë e Shtetit, duke shërbyer më parë si shef i Komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe më së fundmi si shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
