Tuesday, February 17, 2026
HomeALBE dashuruar kokë e këmbë! Dedikimi i Duas për 36-vjetorin e partnerit

E dashuruar kokë e këmbë! Dedikimi i Duas për 36-vjetorin e partnerit

Dua Lipa i ka bërë një dedikim shumë të veçantë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, me rastin e 36-vjetorit të tij.

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e tyre më intime dhe të bukura së bashku, duke e shoqëruar postimin me fjalët:

“Gëzuar ditëlindjen atij që është përherë dhe përgjithmonë i imi.”

Pak më vonë, artistja ndau edhe një tjetër postim, ku tregoi se si e kishin festuar Ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt në Berlin.

Çifti u shfaq në tapetin e kuq të Berlin International Film Festival 2026, në premierën e filmit Rosebush Pruning, ku Turner mban një nga rolet kryesore. Paraqitja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Si gjithmonë, Dua nuk kaloi pa u vënë re me stilin e saj. Për mbrëmjen ajo zgjodhi një fustan të zi transparent me dantella nga Chanel, me qëndisje elegante dhe prerje të ngushtë që i theksonte linjat. Detajet e përforcuara në pjesën e gjoksit dhe në fund krijonin një lojë interesante teksturash.

Look-un e kompletoi me taka të zeza, një varëse me diamante, vathë tërheqës dhe sigurisht unazën mbresëlënëse prej ari të verdhë me diamant – simbol i fejesës së konfirmuar në qershor 2025.

Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja është shprehur se vendimi për të ndërtuar një jetë së bashku dhe për të qenë “miqtë më të mirë përgjithmonë” është një ndjenjë shumë e veçantë për të.

Thashethemet për fejesën nisën që në fund të vitit 2024, kur ajo u pa me një unazë në gishtin e fejesës. Edhe pse lidhja e tyre u bë publike në fillim të vitit 2024, çifti ende nuk ka zbuluar një datë zyrtare për martesën, por të dy kanë shprehur dëshirën për një dasmë në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments