E ftuar këtë të diel në Fan Club ishte nëna e Stenaldos, e cila ka bërë një rrëfim rrëqethës.
Ajo tha se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe Stenaldo ka qenë arsyeja e ringritjes së saj. Rrëfimi i saj përloti të gjithë personat e pranishëm në Fan Club.
“Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat. Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë. Jam shumë e emocionuar, por më mungon shumë. Që i vogël çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Edhe në Gjermani flisnim 10 herë në ditë”, tha nëna e Stenaldos
Ajo shtoi se e ka pasur shumë të vështirë hyrjen e Stenaldos në Big Brother. Teksa fliste, ajo falenderoi dhe Luizin për mbështetjen ndaj Stenaldos si dhe u përlot duke treguar se Stenaldo i mungon shumë. Në këtë moment, moderatorja Kiara Tito u afrua ta përqafonte.

