Një zhvillim i papritur ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke shtuar edhe më shumë zërat për afrimin mes Brikenës dhe Mateos.
Së fundmi, familjarët e Brikena dhe Mateo kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një “bekim” në distancë dhe një shenjë mbështetjeje për afrimin e dy banorëve.
Brenda shtëpisë, Mateo nuk i ka fshehur asnjëherë ndjenjat për Brikenën, duke këmbëngulur për një mundësi të dytë. Nga ana tjetër, Brikena ka treguar rezistencë dhe hezitim për shkak të së shkuarës, por ditët e fundit ka pranuar se është e hapur për ta njohur më shumë.
Fakti që tani edhe familjet duket se po japin sinjale pozitive, ka ndezur rrjetin. Fansat e çiftit e konsiderojnë këtë si hapin e parë drejt një lidhjeje të konsoliduar jashtë shtëpisë.
A po thyhet përfundimisht akulli mes tyre? Publiku pret me padurim zhvillimet e radhës.
