Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me burimin e të ardhurave për naftën që, sipas tij, është përdorur gjatë organizimit të “Foltores”. Ai e lidhi këtë çështje me dosjen “Partizani”, duke përmendur prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Sipas Berishës, hetimet kanë përfshirë edhe pyetje mbi shpenzime të tjera të lidhura me aktivitetet politike, duke përmendur raste kur persona të afërt janë pyetur për burimin e të ardhurave të përdorura në fushatë.
Berisha u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
