Sunday, February 15, 2026
HomeALBErmal Mamaqi habit me deklaratën për incidentin me Rogertin: “Desha t’i thoja:...

Ermal Mamaqi habit me deklaratën për incidentin me Rogertin: “Desha t’i thoja: Dil satan nga ky trup!”

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë Prime-it, teksa Ermal Mamaqi ka treguar se është përfshirë në një incident me Rogertin, i cili sipas tij nuk është vënë re plotësisht nga publiku.

Ermali rrëfen se gjithçka nisi në momentin kur ai vendosi që fitues të shpallej një grup që nuk ishte i Rogertit. “Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’,” – është shprehur ai.

Madje, me stilin e tij ironik, aktori shtoi: “Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot.”

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë mes atyre që e shohin si batutë tipike të Ermalit dhe atyre që e konsiderojnë situatën më serioze seç duket.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Rogertit pas kësaj deklarate që po bën xhiron e rrjetit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments