Pas momentit të bujshëm kur Kristi u largua nga muri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, reagimet nuk kanë munguar as jashtë shtëpisë. Një ndër to ishte edhe ai i Krusitës, vajza me të cilën Kristi kishte shprehur simpati gjatë qëndrimit në format.
Në një postim në InstaStory, Krusita ka ripostuar një video nga momenti në fjalë, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“@krusita__ u nis për te ty me duket 😜😜😂” dhe më poshtë “Nuk i dihet 🤣”.

Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një thumbim me humor, duke lënë të hapur mundësinë nëse Kristi “u nis” vërtet drejt saj apo ishte thjesht një batutë për situatën e krijuar.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në BBV, Kristi kishte shfaqur afrimitet dhe simpati ndaj Krusitës, gjë që u komentua shpesh nga publiku. Tani që ai është larguar nga muri, mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një takim jashtë shtëpisë apo gjithçka do të mbetet në kuadrin e humorit virtual.
