Situata e tensionuar në Zvërnec ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes tyre ka reaguar edhe ish-banori i Big Brother VIP, Mateo Borri, i cili ka shpërndarë në Instagram një video nga momentet e përplasjes mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Në postimin e tij, Mateo ka shkruar vetëm tre fjalë të forta: “Turp! Turp! Turp!”, duke lënë të kuptohet indinjatën e tij për pamjet që po qarkullojnë në rrjet.

Videoja e publikuar tregon një moment kaotik gjatë protestës, ku një person shihet duke u tërhequr zvarrë në mes të përplasjes. Pamjet kanë shkaktuar debat të madh online, me shumë qytetarë që kërkojnë sqarime mbi mënyrën se si u menaxhua situata në terren.
Reagimi i Mateo Borrit është bërë viral brenda pak minutash, ndërsa komentet në rrjet vazhdojnë të ndahen mes mbështetjes për protestuesit dhe qëndrimeve në favor të ndërhyrjes së forcave të sigurisë.
