Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, “Fan Club” pritet të jetë një nga më të nxehtët e këtij sezoni, me shumë të ftuar dhe zhvillime të forta që lidhen drejtpërdrejt me finalistët.
Në studio do të jenë:
Motra e Mateos Vëllai i Mirit Bashkëshortja e Rogertit Tezja e famshme e Selinës
Gjithashtu, opinionistja Balina pritet të mbajë një qëndrim të fortë në mbështetje të Selinës, duke e bërë edhe më të tensionuar debatin.
🔥 Në fokus të mbrëmjes do të jetë përplasja e fortë Selin–Rogert, një nga debatet më të komentuar të ditëve të fundit.
⚠️ Do të diskutohen edhe dy kërcënimet e fundit ndaj Mateos, çështje që ka shkaktuar reagime të shumta në publik dhe rrjet.
🎥 Ndërkohë, një surprizë e veçantë pritet në fund:
Takimi i motrës së Mateos me Brikenën, një video ekskluzive që do të publikohet pas “Fan Club”.
