Zbardhet identiteti i 18-vjeçares që dyshohet se u vetëqëllua me armë zjarri rreth mesnatës në një hotel në zonën e Saukut, në Tiranë. Bëhet fjalë për Natalia Murati, e cila sipas burimeve paraprake ndodhej në ambientet e hotelit në momentin e ngjarjes së rëndë.
Menjëherë pas të shtënës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa e reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje apo me një incident me armë zjarri. Po merren në pyetje persona që kanë qenë të pranishëm në hotel, ndërsa pritet edhe ekspertiza balistike.
Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën e Saukut.
