Saturday, June 6, 2026
HomeALBProtestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur 100...

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur 100 vite pas…

Kryeministri i ka cilësuar budallallëqe ato që thonë mijëra protestues për Zvërnecin rreth projektit, teksa ka bërë sot (6 qershor) një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Këtë herë duke publikuar një nga resortet e ndërtuara nga kompania e dy vëllezërve Alkhayatt nga Katari në atë që e cilëson brandi prestigjioz i Ananntara në Lindjen e mesme.

Kryeministri teksa lëvdon këtë realizim, i referohet protestuesve me fyerje, duke u thënë se këto budallallëqe e kanë lënë mbrapa Shqipërinë për 100 vite, edhe pse ata mblidhen përnatë me mijëra në shesh duke e denoncuar si një projekt antikombëtar.

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”shkruan Rama, teksa e shoqëron edhe me foto.

Kryeministri Rama është shprehur kundër anulimit të projektit për Zvërnecin, ndërsa këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe plotësimin e 5 pikave të panegociueshme.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Pwëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

* Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments