Saturday, June 6, 2026
HomeALBFjalët e djalit me autizëm që përlotën nënën dhe prekën miliona njerëz...

Fjalët e djalit me autizëm që përlotën nënën dhe prekën miliona njerëz në mbarë botën

Një histori prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po emocionon miliona njerëz në mbarë botën. Gjithçka nisi kur një nënë e pyeti djalin e saj Noah se çfarë dëshironte për ditëlindje.

Si çdo prind, ajo priste të dëgjonte kërkesa për lodra, ëmbëlsira apo ndonjë dhuratë të veçantë. Por përgjigjja që mori e tronditi dhe e përloti njëkohësisht.

“Dua një tru normal”, i tha Noah.

Noah jeton me autizëm të nivelit 3 dhe, me kalimin e kohës, është bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm se e sheh dhe e përjeton botën ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij. Fjalët e tij të sinqerta prekën zemrat e mijëra prindërve dhe njerëzve që u njohën me historinë e tij.

Nëna e Noah-t tregon se familja e ka dashur dhe pranuar gjithmonë ashtu siç është, por pranon se shpeshherë është shoqëria ajo që i bën njerëzit që janë ndryshe të ndihen sikur duhet të ndryshojnë për t’u pranuar.

Rrëfimi i saj është shpërndarë në masë në internet, duke hapur diskutime të shumta mbi rëndësinë e mirëkuptimit, respektit dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta.

Historia e Noah-t është një kujtesë e fortë se çdo fëmijë meriton të ndihet i pranuar, i dashur dhe i vlerësuar për atë që është, pa u detyruar të përshtatet me pritshmëritë e të tjerëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments