Monday, June 8, 2026
HomeALBProtestuesin derdhen në shesh/ Edi Rama u dërgon “selam” nga Shkodra, befason...

Protestuesin derdhen në shesh/ Edi Rama u dërgon “selam” nga Shkodra, befason me detajin…

Ndërsa në Tiranë protestuesit janë mbledhur sërish për të vijuar ditën e nëntë të protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në atë që ata e kanë pagëzuar tashmë si “Revolucioni Flamingo”, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në të njëjtën kohë kur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë kundër projektit që sipas tyre rrezikon ekosistemin e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, kreu i qeverisë po merr pjesë në një takim me socialistët e Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Por kësaj here vëmendjen nuk e ka tërhequr vetëm takimi politik pasi Rama është shfaqur para të pranishmëve i veshur me një bluzë ku spikaste figura e një flamingoje, simbol që prej ditësh është kthyer në ikonën kryesore të protestës kundër resortit në Zvërnec.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments