Situata në shtëpi duket se po del jashtë kontrollit. Një tjetër debat i fortë ka ndodhur mes Rogerti dhe Selina, këtë herë me tone edhe më të ashpra.
Sipas pamjeve, gjithçka nisi kur Selina po tentonte të bënte kafe, por Rogerti nuk po e linte të kalonte. Debati u acarua brenda sekondash dhe në një moment Selina e godet në dorë duke i thënë: “Hiqe dorën!”.
Rogerti mbetet i shokuar dhe reagon menjëherë:
“Oj ti zonjë, ke prek me dorë ti!”
Atmosfera u tensionua maksimalisht, ndërsa banorët e tjerë mbetën të shtangur nga përshkallëzimi i situatës.
Kujtojmë se vetëm mbrëmjen e djeshme, Selina e kishte goditur Rogertin me një objekt gjatë një tjetër debati, çka tregon se marrëdhënia mes tyre sa vjen e përkeqësohet.
A do të marrë masa produksioni pas kësaj përplasjeje?
Video po bën xhiron e rrjetit
