Thursday, February 26, 2026
HomeALBMinistra e shëndetësisë e pakënaqur:flet për nivelin e pasurisë së deklaruar 5.6...

Ministra e shëndetësisë e pakënaqur:flet për nivelin e pasurisë së deklaruar 5.6 milionë euro është e ulët…

Pasuria ime e deklaruar është e ulët për nivelin e një mjeku, në fakt të dy mjekëve, pasi edhe bashkëshorti ka qenë kirurg…”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, gjatë një interviste me Blendi Fevziu. Deklarata ka nxitur diskutime në opinionin publik, veçanërisht në raport me nivelin e jetesës në vend.

Sipas të dhënave të deklaruara zyrtarisht dhe informacioneve të publikuara në platformën Open Spending Data, pasuria e deklaruar e ministres arrin në rreth 5.6 milionë euro. Në deklarim përfshihen pasuritë personale, si edhe ato të familjarëve të lidhur.

Dokumentacioni zyrtar tregon se portofoli përfshin fonde investimi me vlerë disa milionë euro, llogari pensioni në valuta të huaja si dollarë amerikanë dhe paund britanikë, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe një kredi aktive. Një pjesë e konsiderueshme e aseteve rezulton e orientuar drejt instrumenteve financiare jashtë vendit.

Në total, vlera e aseteve të deklaruara – përfshirë investime, depozita dhe pasuri të paluajtshme – llogaritet rreth 5,640,000 euro. Megjithatë, në një reagim publik, ministrja ka theksuar se kjo pasuri, sipas saj, nuk është e lartë në raport me profesionin që ka ushtruar ndër vite.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments