Segmenti rrugor në zonën “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, nuk do të hapet sot për qarkullim, ndonëse ishte parashikuar që by-pass-i provizor të vihej në funksion në mesditë.
Pas ndërhyrjes për hapjen e një rruge dytësore me qëllim kalimin e përkohshëm të mjeteve, situata në terren ka ndryshuar për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës. Rruga provizore ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje dheu, duke dëmtuar seriozisht punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin tërësisht të pakalueshëm.
Për arsye sigurie, mjetet e firmës zbatuese janë tërhequr nga zona, ndërsa autoritetet kanë ndaluar plotësisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve në këtë pjesë të aksit.
Raportohet se në zonën e Dragostunjës janë thirrur forcat speciale të FNSH dhe forcat e Armatosura të ushtrisë të cilat po vendosen aty që mos kalojë asnjë makinë dhe asnjë këmbësor.
Autoritetet po bëjnë thirrje që asnjë mjet ose kalimtarë të mos afrohen në zonën që shfaq rrezik evident. Strukturat shtetërore pritet të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi zona paraqitet e paqëndrueshme dhe me vështirësi të
