Paralelisht me sheshet që po mbushen me protestues në të gjithë vendin dhe në diasporë, revolta ndaj qeverisë po merr përmasa masive edhe në hapësirën virtuale.
Por protesta masive e qytetareve ka marre jehone vetëm nga rrjetet socialet pasi nuk pasqyrohet nga mediat kryesore kombëtare si: Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, Syri Tv, Report TV, A2 CNN dhe shumë të tjera të cilat kanë marrë “urdhër” të fikin kamerat përballe nje uragani të vërtetë popullor.
E pabesueshme sesi një protestë madhështore për të mos thënë më e madhja dhe me paqesorja në historinë e Shqiperisë prej vitet 90′ mos marrë vëmendjen e mediave kombetare.
Me nisjen e protestës sot qytetarët nuk kanë heshtur më ndaj kësaj padrejtësie që i bëhet duke brohoritur: “Hiqni mikrofonat“; “larg mediat“, “turp…mediat…turp“, “largoni kamerat“, “sabotoni mediat“.
Qytetarët me nisjen e protestës vendosën që të largojnë mediat që sipas tyre janë të blera nga politika e vjetër Rama-Berisha.
E vetmja qe pasqyron protesten nga fillimi deri ne fund eshte “News24” e cila ndodhet prane zerit të qytetareve, kurse sot pasdite media nderkombetare “Reuters” po transmeton live nga Tirana.
Edhe mbrëmjen e djeshme e gjithe Tirana ishte në kaos ku cdo rrugë ishte e bllokuar nga mashi masiv i qytetareve, kurse mediat kryesore pervec “News24” vendosën të heshtin duke mos transmetuar asgje.
