Shqipëria do të përjetojë temperatura të larta gjatë kësaj jave, me kulmin që pritet të arrijë deri në 37-38 gradë Celsius në mesditën e ditëve në vijim.
Meterologia Tanja Porja, ka zbuluar se fundjava do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, moti do të mbetet i nxehtë në të gjithë vendin.
“Paraditja shumë shpejt nxehet, mesdita sot shumë e nxehtë dhe pak a shumë kështu do të jetë gjithë java. Një javë e nxehtë deri mesditën e së mërkurës, më pas e enjtja, e premtja, e shtuna, sjellin një freskim të lehtë të kushteve të motit. Megjithatë termometri sot 35 gradë celsius, ndërkohë shkon 37 apo 38 deri të mërkurën, më pas me një rënie krejt të lehtë sërish mbetemi në vlera 33 deri në 35 gradë celsius, gjatë orëve të mesditës. Ndërsa orët e natës dhe mëngjeset, jo vetëm sot por edhe në vijim, mbeten relativisht të freskëta në zonat malore, megjithatë në zonat e ulëta dhe bregdetare, termometri i mëngjesit do të luhatet nga 15-16 në brendësi të territorit, deri në 19-20 në vijën bregdetare”, tha Porja.
