Këngëtarja Albulena Ukaj ka prekur zemrat e ndjekësve të saj në TikTok me një postim tejet emocional.
Ajo ka ndarë një pjesë nga kënga e saj e papublikuar me artistin e mirënjohur Shpat Kasapi, një bashkëpunim ky që fatkeqësisht nuk u përfundua kurrë si pasojë e ndarjes së tij të parakohshme dhe të papritur nga jeta më 26 nëntor të vitit që lamë pas.
Albulena ka vendosur t’ua dhurojë këtë projekt fansave, si një formë për të nderuar kujtimin e mikut dhe kolegut të saj.
Bashkëngjitur videos, ajo ka shkruar disa fjalë mjaft rrëqethëse që dëshmojnë dhimbjen e madhe për këtë humbje.
“Kjo këngë mbeti përgjysmë, ashtu siç mbeti bosh një pjesë e zemrës sime kur ti ike. E lamë në mes me shpresën se do ta përfundonim bashkë një ditë. Sot po e publikoj për ty, për kujtimin tënd dhe për të gjithë ata që të deshën. Nuk je më këtu për ta dëgjuar, por zëri yt do të jetojë përgjithmonë. Më mungon, mik. U prehsh në paqe.”, ka qenë dedikimi i ndjerë i këngëtares.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta dhe komente mbështetëse nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar gjestin e saj për të mos e lënë në sirtar zërin e artistit, duke kujtuar me mall artistin që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare
