Saturday, June 6, 2026
HomeALBI kërkojnë dorëheqjen, Rama ofendon protestuesit

I kërkojnë dorëheqjen, Rama ofendon protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestuesit që prej ditësh janë ngritur në revoltë kundër qeverisë, ndërsa kundërshtojnë edhe ndërtimet në Zvërnec e zonat e tjera të mbrojtura. 

Gjatë fjalës së mbajtur në Vlorë, në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë qark, Rama përdori tone të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta, duke i cilësuar ata si njerëz që “nuk kanë logjikë” dhe që janë “dërrasë nga truri”.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka ndërmend të merret me persona që, sipas tij, nuk kuptojnë argumentet dhe faktet që paraqet qeveria.

“Nuk merremi me lloj-lloj njerëzish. Ka njerëz që nuk kanë logjikë fare, janë dërrasë nga truri”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Dje para Kryeministrisë u mbajt protesta e gjashtë radhazi kundër Ramës dhe qeverisë së tij, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments