Monday, June 8, 2026
HomeALBJa çfarë ndodhi me Green Coast” – Artan Hoxha ngre dyshime të...

Ja çfarë ndodhi me Green Coast” – Artan Hoxha ngre dyshime të forta

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime mbi premtimet e qeverisë për projektet e mëdha turistike në vend, duke deklaruar se ato po paraqiten si motorë zhvillimi ekonomik, por në praktikë rezultati është krejt tjetër.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha u ndal te projekti i planifikuar në Zvërnec, për të cilin tha se po shitet si një investim strategjik që do të sjellë zhvillim të madh ekonomik dhe turistik. Sipas tij, e njëjta propagandë është përdorur edhe vite më parë për projektin Green Coast në jug të vendit.

“Ky projekti i madh që po promovohet nga mazhoranca me argumentin se do të zhvillojë turizmin dhe do të rrisë ekonominë kombëtare, është një flluskë e madhe. Të njëjtën gjë na thanë edhe për Green Coast”, deklaroi Hoxha.

Ai tregoi se për vite me radhë frekuentonte zonën përpara se të niste ndërtimi i kompleksit turistik dhe se me kalimin e kohës pa transformimin e plotë të territorit.

“Para se të bëhej Green Coast, unë kaloja 5 deri në 7 ditë çdo verë atje. Më pas fillova të shoh kamionë, betoniera dhe ndërtime të shumta. U vendosën tabela ku paraqitej një resort turistik me hotel dhe mol. Por çfarë ndodhi më pas? Kur u prezantua projekti, na u tha se do të ishte një resort turistik, ndërsa në fund përfundoi me vila private. Hoteli u ndërtua më vonë, pasi u shitën vilat”, u shpreh ai.

Hoxha shtoi se sipas tij, shumë projekte të prezantuara si investime në funksion të turizmit përfundojnë duke favorizuar ndërtimin e rezidencave private, ndërsa përfitimet që u premtohen qytetarëve mbeten larg pritshmërive.

Deklaratat e gazetarit kanë nxitur debat në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë komentuar mbi mënyrën se si janë zhvilluar projektet turistike në zonat bregdetare të vendit dhe ndikimin që ato kanë pasur në mjedis dhe urbanizim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments