Diplomati amerikan Christopher Hill ka rrëfyer në emisionin Opinion marrëdhënien e ish-kryeministrit Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara. Ai tregoi edhe një bisedë mes ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Blendi Fevziu: Zoti Hill, çfarë ndodhi midis Shteteve të Bashkuara dhe Sali Berishës? Sali Berisha ka qenë ylli i ri i opozitës, mori mbështetje, bëri dy vizita në Zyrën Ovale, një në qershor të 1992 dhe një në shtator të 1995, nëse e mbaj mend mirë.
Diplomati Christopher Hill: Mund të flas më shumë nga pikëpamja historike sesa nga pikëpamja politike, sepse vërtet nuk dua të flas për politikë…
Blendi Fevziu: Për politikën aktuale. Po.
Diplomati Christopher Hill: Kjo nuk është puna ime, është puna juaj. Mendoj se kishte të bënte me pritshmëri shumë të larta. Berisha kishte performuar shumë mirë përpara Baker-it. Baker-i pyeti: A ka vdekur komunizmi në Shqipëri? Bëri një pyetje të tillë.
Blendi Fevziu: “Liria funksionon”. Ishte fjala magjike.
Diplomati Christopher Hill: Në atë takim me opozitën, ai pyeti të pranishmit: A ka vdekur komunizmi? Zoti Berisha dha atë përgjigje shumë të bukur që Baker-i nuk e harronte dot. Tha se komunizmi ka vdekur, por toksiciteti i tij, duke dhënë një metaforë mjekësore, është gjallë, duke nënkuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Mendoj se kur Berisha bëri një deklaratë të tillë, e bindi Baker-in se këta njerëz e dinë që kanë për të kaluar një tranzicion të vështirë. U ndje i sigurt nga ajo lloj inteligjence e shprehur në atë deklaratë. Mendoj se problemi ishte që, me kalimin e viteve, erdhi ndjesia që Berisha ishte një figurë jo shumë pozitive për sa i përket Kosovës…
