Monday, June 8, 2026
HomeALBBëhu zëri i shqiptarëve” – Qytetarët i bëjnë thirrje Marin Memës të...

Bëhu zëri i shqiptarëve” – Qytetarët i bëjnë thirrje Marin Memës të hyjë në politikë

Një valë reagimesh po përhapet në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë po i bëjnë thirrje gazetarit dhe studiuesit Marin Mema që të angazhohet në politikë.

Në postimet që po qarkullojnë masivisht, mbështetësit shprehen se nuk kërkojnë “politikanë”, por figura që sipas tyre përfaqësojnë vlerat kombëtare dhe interesin publik. Mesazhi “Ne nuk duam politikanë, ne duam atdhetarë” është bërë viral, ndërsa emri i Marin Memës po përmendet gjithnjë e më shpesh si një figurë që gëzon besimin e një pjese të qytetarëve.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje brenda pak orësh, duke ndezur diskutime të shumta në rrjet mbi mundësinë e një përfshirjeje të tij në jetën politike.

Deri më tani, Marin Mema nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këto thirrje që po vijnë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments