Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale është shpërndarë edhe nga Kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar.
Në video shfaqet një montazh satirik me figurën e Ramës, i realizuar me efektet e inteligjencës artificiale dhe humorit dixhital, ndërsa vetë kryeministri e ka shoqëruar postimin me komentin: “Kush e ka bo, hallall!”
Publikimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, ku shumë prej tyre e kanë komentuar me nota humori dhe kanë vlerësuar faktin që Rama e ka marrë me sportivitet videon virale.
Pamjet janë përhapur me ritme të shpejta në platforma të ndryshme sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje brenda pak orësh.
