Thursday, February 26, 2026
HomeALBAlarm në Elbasan–Librazhd! Ura hekurudhore shembet pranë aksit kombëtar, heshtje nga institucionet(Foto)

Alarm në Elbasan–Librazhd! Ura hekurudhore shembet pranë aksit kombëtar, heshtje nga institucionet(Foto)

Një situatë problematike është evidentuar përgjatë linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë rezulton të jetë dëmtuar rëndë, me shembje pothuajse të plotë të strukturës.

Objekti ndodhet dhjetëra metra larg aksit kombëtar Elbasan–Librazhd, pranë urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit. Zona është rreth 12 kilometra nga segmenti i dëmtuar në Dragostunjë, ku më herët u raportua për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Sipas pamjeve nga terreni, struktura mbajtëse e urës ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa në zonën përreth vërehen çarje dhe rrëshqitje toke, çka ngre shqetësime për stabilitetin gjeologjik të segmentit.

Situata paraqet rrezik potencial në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të kushteve të terrenit. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse mbi vlerësimin e dëmeve apo masat e ndërmarra.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks kërkojnë informacion dhe transparencë, ndërsa punimet për zgjerimin e rrugës, pjesë e projektit të Korridori Tetë, vijojnë në zonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments