Wednesday, June 10, 2026
HomeALBAktori i “Portokallisë” i zhgënjyer nga Berisha dhe Rama: Ika nga Shqipëria...

Aktori i “Portokallisë” i zhgënjyer nga Berisha dhe Rama: Ika nga Shqipëria sepse…

Protesta qytetare në bulevard shënoi ditën e saj të dhjetë radhazi të martën. Me qindra qytetarë u mblodhën sërish në shesh për të vijuar tubimin kundër qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik.

Në mesin e folësve të kësaj dite ka qenë edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko, i cili ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të forta dhe kritika të ashpra ndaj të gjithë klasës politike shqiptare përgjatë viteve.

Sipas Bejkos, zhgënjimi i qytetarëve i ka rrënjët e thella që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90, kohë kur sipas tij, ndryshimet politike dështuan të sillnin transformimin e shumëpritur.

Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj gjërash këtu, por ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin të keqes. Këta ia kanë shitur shpirtin të keqes, nga Berisha tek ky”, deklaroi Bejko.

Në mbyllje të fjalës së tij, Bejko lëshoi një thirrje të prerë drejtuar qytetarëve që të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën, pavarësisht presioneve apo përpjekjeve për dekurajim.

Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa. Ne nuk jemi të shitur. Ata janë të shitur. Ne do të flasim, do të bërtasim, nuk do të heshtim”, përfundoi ai, i shoqëruar nga duartrokitjet e protestuesve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments