Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Sipas pamjeve të publikuara, Brikena Klimaj dyshohet se ka hequr nga lista e ndjekjeve në Instagram mamanë e Mateos, ndërsa për një periudhë të shkurtër nuk është gjetur as profili i vajzës së tij, Soleil.
Ky veprim vjen vetëm pak orë pasi Mateo kishte publikuar një urim të ngrohtë për ditëlindjen e nënës së tij. Ndërkohë, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar situatën.
Lëvizja ka nxitur menjëherë komente dhe aludime nga ndjekësit, të cilët po pyesin nëse bëhet fjalë për një krisje në marrëdhëniet mes tyre apo thjesht për një veprim të përkohshëm në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse protagonistët do të zgjedhin të flasin dhe të sqarojnë atë që po diskutohet gjerësisht në rrjet.
