Fifi dhe Egli “shpërthejnë” në rrjete sociale me videon epike: “Nëse e ke mbyllur me ish-in, kalo te tjetri!”

Fifi dhe Egli kanë ndezur rrjetet sociale me një video të re që po qarkullon me shpejtësi. Dy këngëtaret shfaqen duke kënduar me humor një frazë që po bëhet virale:

“If you’re done with your ex, move to the next. The only ex I want is extra money!”

Por ajo që e ka bërë videon akoma më tërheqëse është momenti në fund, kur të dyja shpërthejnë në të qeshura dhe lëshojnë një rënkim komik – një kombinim perfekt i energjisë pozitive dhe autoironisë që fansat i adhurojnë.

Reagimet kanë qenë të shumta, me ndjekës që komentojnë: “Duan show? Jepu Fifin dhe Eglin!”, ose “Kjo video më bëri ditën!”.

Mesa duket, përpos talentit muzikor, dyshja po shndërrohet edhe në ikonë të humorit në rrjete sociale.