S’e prisja kurrë nga Arbër Hajdari” – Neda Balluku zbulon prapaskenat pas përfundimit të Big Brother

Pas mbylljes së spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”, Neda Balluku ka vendosur të flasë pa filtra për eksperiencën brenda formatit dhe për marrëdhënien e saj me opinionistin Arbër Hajdari.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Neda tregoi për herë të parë detaje që publiku nuk i kishte dëgjuar më parë.

“S’e prisja kurrë, por Arbri më dha një ndjesi shumë të ngrohtë që në momentin e parë. Pinim kafen bashkë, flisnim për jetën, fëmijët, pasionet. Ishte një lidhje që shkoi përtej spektaklit,” – rrëfeu ajo.

Neda theksoi se Arbri ka treguar gjithmonë respekt dhe përkujdesje në çdo komunikim me të.

“Ndihesha e vlerësuar pranë tij. Ka një mënyrë shumë njerëzore për të të bërë të ndihesh mirë,” – shtoi ajo, duke e përshkruar njohjen me opinionistin si një nga vlerat më të mëdha që mori nga eksperienca e BBVA.