Në prag të përfundimit të mandatit të tij si drejtues i SPAK, Altin Dumani është vlerësuar nga autoritetet britanike me një medalje të veçantë mirënjohjeje, duke kurorëzuar kështu një periudhë të gjatë pune intensive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Në një postim zyrtar, Ambasada Britanike në Tiranë bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar,
Graeme Biggar, ka pritur në Londër kreun e SPAK, Altin Dumanin, së bashku me Drejtorin e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
