“Puthje për Kosovën… por jo për Shqipërinë? Një puthje që ndezi rrjetin pas finales së BBV!”

by orgest · April 20, 2025

Pas një finale të zjarrtë dhe plot emocion, “Big Brother VIP Albania 4” mbylli siparin me Gjestin si fituesin e madh. Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan momente të paharrueshme, por një gjest simbolik i këtij të fundit u bë temë e ndezur në rrjete sociale.

Në kulmin e festës për triumfin, Gjesti ngriti lart flamurin e Kosovës dhe e puthi me krenari — një moment që emocionoi shumë fansa, por që gjithashtu ngjalli kritika dhe polemika online.

Përdorues të shumtë e cilësuan veprimin si të njëanshëm, duke vënë në dukje mungesën e flamurit shqiptar në një moment kaq të rëndësishëm dhe të ndjekur nga miliona shqiptarë.

Komentet nisën të shpërndaheshin me shpejtësi:

“Kosovë po, por Shqipëria ku mbeti?”, “Një fitore në Shqipëri, por pa flamurin e saj?”, “Simbolika duhet të jetë për të gjithë”, janë vetëm disa nga reagimet që pushtuan rrjetin.

Pavarësisht kritikave, për shumë të tjerë, puthja e flamurit të Kosovës ishte një shprehje e identitetit dhe krenarisë personale së Gjestit. Por një gjë është e sigurt: edhe pas përfundimit të spektaklit, Gjesti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes…

You may also like