Ish-banorët e Big Brother VIP Albania janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për një darkë miqësore, por Ola arriti ta kthejë gjithë vëmendjen nga vetja me një veprim që nuk kaloi pa u komentuar!
Teksa atmosfera ishte e qeshur dhe e relaksuar, Ola surprizoi të pranishmit duke futur gotën e verës në gjoks – një moment që u filmua dhe u përhap menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Por provokimi nuk mbaroi me kaq. Ajo u shpreh pa dorashka edhe për lojën brenda shtëpisë. Sipas saj, disa nga banorët që meritonin respekt janë Rozana, Valbona dhe Laerti, ndërsa Gjestin e cilësoi si banorin më manipulues të këtij edicioni.
Kur u pyet se kush e sheh si fituese të BBV, Ola nuk hezitoi aspak:
“Rozana është ajo që e meriton dhe ajo do ta fitojë!”
