Një 15-vjeçar ka humbur jetën sot në një pishinë në Gjirokastër, pasi ishte futur për t’u larë dhe nuk ka arritur të dalë më gjallë.
Viktima është identifikuar si Arbër Peçi, 15 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe po shoqëron disa persona për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet paraprakisht se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë infarkt, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.
