Tuesday, June 9, 2026
HomeALBProtestuesi: Charter me 450 shqiptarë nga Anglia për t’iu bashkua revoltës

Protestuesi: Charter me 450 shqiptarë nga Anglia për t’iu bashkua revoltës

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e sotme ka qenë sërish e lartë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim edhe më të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Një prej protestuesve deklaroi se gjatë dy ditëve të fundit ka takuar dhjetëra emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës, duke përmendur edhe mbërritjen e një avioni charter nga Anglia me qindra shqiptarë në bord.

“Vetëm dje dhe sot kam takuar mbi 150 mërgimtarë. Ka ardhur një avion charter nga Anglia me rreth 450 shqiptarë, ndërsa shumë të tjerë kanë mbërritur nga Gjermania dhe Italia. Kjo pa llogaritur pjesën tjetër të diasporës që ndodhet sot në shesh”, u shpreh ai.

Gjatë tubimit janë dëgjuar sërish thirrje kundër figurave kryesore politike në vend, me sloganet “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”.

Një tjetër protestues u shpreh se ndryshimi i sistemit politik do t’i hapte rrugë reformimit të partive dhe promovimit të figurave me integritet, duke kritikuar opozitën për mosrealizimin e një procesi të brendshëm pastrimi.

Rrëzimi i këtij sistemi do t’u shërbejë forcave politike që duan të reformohen dhe të përfaqësohen nga njerëz me integritet. Opozita e humbi mundësinë për t’u vetëpastruar nga pengmarrja”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments